Me homazhe dhe një orë përkujtimore janë përkujtuar 11 martirët e familjes Asllani nga fshati Rancë, i komunës së Shtimes. Në 20 vjetorin e vrasjes së tyre nga forcat serbe, deputeti Haxhi Shala tha se dëshmorët janë vlera e vendit dhe të gjithë duhet të bashkohen rreth këtyre vlerave. Ndërsa nënkryetari i komunës së Shtimes, tha se është e pamundur të thuhet mjaftueshëm për këtë familje. Në emër të familjes, veterani Isak Asllani përshëndeti të pranishmit duke thënë se me ta do të jetë gjithmonë e më i fortë. Para fillimit të manifestimit, të pranishmit bënë homazhe në varrezat e martirëve.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
