Janina Ymeri: Njëri nga gjashtë deputetët kërkoi dorëzimin e mandatit

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka zbuluar detaje të reja rreth përplasjes brenda grupit parlamentar të LDK-së pas kundërshtimit të gjashtë deputetëve për të votuar Bekim Sejdiun për president të Kosovës. Ymeri, e cila ka deklaruar publikisht se nuk do ta votojë Sejdiun, ka thënë për “Nacionale” se njëri prej gjashtë deputetëve kishte kërkuar nga kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, që të dorëzonte mandatin e deputetit, por sipas saj, Abdixhiku e kishte refuzuar këtë kërkesë. Situata ka marrë tjetër drejtim menjëherë pas kësaj, pasi Abdixhiku, pasi kishte zbritur nga takimi, u ka kërkuar deputetëve që të verifikojnë mandatet e tyre. “Kjo është dyfytyrësi e llojit të vet. Ka qenë njëri nga deputetët që ka kundërshtu dje dhe ka thënë a do ta dorëzojë mandatin dhe ky i ka thënë jo. Momentin që ka zbritur poshtë ka thënë le të verifikojnë mandatet”, ka deklaruar Ymeri. Deklaratat e saj e thellojnë përplasjen brenda LDK-së, e cila është bërë publike pas kundërshtimit të gjashtë deputetëve për kandidaturën e Bekim Sejdiut, duke vënë në pikëpyetje jo vetëm marrëveshjen politike për zgjedhjen e presidentit, por edhe unitetin e grupit parlamentar të kësaj partie.

Kontrolloni gjithashtu

Dirk Schuebel merr detyrën si ambasador i BE-së në Kosovë, kërkon formimin e shpejtë të institucioneve

Dirk Schuebel ka marrë zyrtarisht detyrën si ambasador i Bashkimit Evropian në Kosovë, Shef i …