Edita Tahiri kritikon Abdixhikun: “Deputetët janë sovranë të votës së tyre”

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe debatet që kanë shpërthyer pas kundërshtimit të disa deputetëve të kësaj partie ndaj kandidaturës së Bekim Sejdiut për president të Kosovës. Tahiri ka kritikuar qasjen e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, ndaj deputetëve që kanë deklaruar publikisht se nuk do ta mbështesin kandidatin e propozuar në kuadër të përpjekjeve për një marrëveshje mes LDK-së dhe Vetëvendosjes. Sipas saj, deputetët duhet të kenë lirinë për të vendosur individualisht dhe vota e tyre nuk mund të përcaktohet nga struktura partiake. Koha kur partitë politike përcaktonin votën e deputetëve ka përfunduar, duke e lidhur këtë me zhvillimin demokratik të Kosovës. “Deputetët janë sovranë të votës së tyre – ka mbaruar koha kur partia përcaktonte votën e tyre. Jemi në demokraci, mentalitetet komuniste i mposhtëm që kur hymë në rrugëtimin: liri, demokraci, pavarësi”, ka shkruar Tahiri.

Kontrolloni gjithashtu

Dirk Schuebel merr detyrën si ambasador i BE-së në Kosovë, kërkon formimin e shpejtë të institucioneve

Dirk Schuebel ka marrë zyrtarisht detyrën si ambasador i Bashkimit Evropian në Kosovë, Shef i …