Jashari: Rruga drejt 14 dhjetorit filloi shumë herët, ishte e gjatë, e mundimshme me shumë sakrifica

Jashari: Është momenti që të jemi si shqiptarë të unifikuar për ta përmbyllur dialogun me okupatorin shekullor

Situata politike në vend çdo ditë e më shumë po del të jetë jo e kënaqshme. Kështu ka thënë  kryetari i komunës së Skenderaj, Bekim Jashari, ai ka shtuar se kjo është rezultat i zgjedhjeve të shpeshta. Sa i përket realitetit politik Jashari tha se tani është koha kur vërtetë duhet të bëhet përmbyllja e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. “Të gjitha partitë, të gjithë liderët politik duhet të jenë të unifikuar, dikush mund të thotë që, që nga pas lufta kemi thënë, por që këtë vit ka nevojë. Me të vërtetë është momenti që të jemi si shqiptarë të unifikuar sepse kemi të bëjmë me përmbylljen e dialogut me okupatorin tonë shekullor”, thotë Jashari. Taksa dhe të gjitha marrëveshjet me shtetin serb, Jashari shpreson që të përmbyllen me njohje reciproke. “Unë besoj dhe shpresoj se të gjitha këto do të përmbyllën me njohje nga shteti i Serbisë, po ashtu edhe Kosova ndaj Serbisë, që të kenë një fqinjësi të mirë. Taksa ka qenë si një nga arsyet apo shqetësimet që ka dalë që ne si Kosovë i kemi pas ndaj Serbisë” u shpreh ai.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …