Ish-deputetja nga radhët e PD-së, Jozefina Topalli ka deklaruar se nëse Basha nuk jep dorëheqjen e parevokueshme, demokratët duhet të marrin në dorë fatet e Partisë Demokratike.Topalli e quan të papranueshme refuzimin e z. Basha për të mos dhënë dorëheqjen. “Partisë Demokratike duhet me i dalë zot. Në një situatë si kjo, kur Lulzim Basha nuk pranon të marrë as përgjegjësitë që i takojnë, siç ndodh në çdo vend të botës perëndimore, (pasi e çoi buzë gremine PD), reagimi i tij është hileqar, tallje, tinzi, banalitet dhe papërgjegjshmëri e frikshme që mund të çojë në asgjësimin total të PD. Gjatë kohës sa kishte udhëhequr Kuvendin, zonja Topalli kërkonte që deputetët socialistë të nxirreshin jashtë duke i kapur për “zhele”. Basha është i paaftë për t’u turpëruar” ka thënë zonja Topalli. Edhe Genc Ruli, Majlinda Bregu dhe shumë bashkëpartiakë të Bashës kanë kërkuar ai të japë dorëheqje të parevokueshme. Vetëm Sali Berisha ende nuk ka dhënë asnjë deklaratë për apo kundër Ramës.
Kontrolloni gjithashtu
Fatmir Humolli, ka njoftuar se nuk do të garojë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 9 shkurtit të vitit 2025
Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Humolli, ka thënë se në zgjedhjet e …