Joakim Ryker: Në momentin qo do të normalizohen marrëdhëniet Kosovë-Serbi, Kosovën do ta njohin të gjitha vendet e BE-së

Joakim Ryker: Në momentin qo do të normalizohen marrëdhëniet Kosovë-Serbi, Kosovën do ta njohin të gjitha vendet e BE-së

Diplomati gjerman, Joakim Ryker, është cituar të ketë deklaruar se  në momentin që marrëdhëniet Kosovë-Serbi do të normalizohen, atëherë do të bëhet dhe njohja e plotë e Kosovës nga të gjitha vendet e Bashkimit Europian. Unë personalisht mendoj se sapo  të arrihet marrëveshja gjithëpërfshirëse e normalizimit, në rrugën ku Brukseli dhe Ohri hodhën hapa të rëndësishëm, sapo arrihet marrëveshja mendoj se problemi i 5 shteteve që nuk e njohin, do të shuhet. Këtë bindje kam unë,” – u shpreh Ryker. Sipas diplomatit gjerman,  është detyra e qeverisë serbe të përmbysë opinionin se nuk e mbështesin njohjen e Kosovës edhe nëse do t’iu krijohej mundësia për një hyrje të shpejtë në Bashkimin Evropian. Një opinion i tillë nuk është në interes të Serbisë, tha Joakim Ryker.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …