leoni

Arbanë Qeriqi-Gashi: Intervistë me Jonida Hotin, bija e dëshmorit të kombit, Xhemali Hoti

Jonida Xhemali Hoti: 21 vite pa Ty Babi

O vendi im …

Ty të dhashë dashurinë e pakusht që kisha , të dhashë idhullin tim , atë që nuk e kam më pranë vetes që të më mbrojë e të jetë me mua në rrugëtimet e mia .

Oj Kosova ime që në këto ditë përvjetorësh të masakrave tua, udhëheqesit e tu luftojnë ende për vende , se në kohen kur pate nevojë nuk ishin .

Ata që të dolën përkrahë e që s’janë më as që përkujtohen në këto ditë të shenjëta të këtij muaji të akullt nga lotët e të zjarrtë nga dhimbja .

Ju heronjtë e vendit tim , u kërkoj ndjesë që nuk po mund të i u dergojmë amanetin në vend , nuk mundemi…

Pikërisht ty babi të drejtohem që të me falesh më që s’mund të vij as te varri të të sjell lule e te ndaj dhimbjen me bashkëfshataret e mi që kanë plagën e njëjtë me mua sepse këtë herë na e kanë ndaluar . E di se është një mermer i ftohtë që çdo herë është pritësi i lotëve të mi . Po , mbi te gjitha e di që në brendinë e tij gjendesh ti , ti mungesa dhe krenaria ime .

Të thuash 21 ditë lumturi duken shumë , po imagjino 21 vite dhimbje ,mungese dashurie e përkrahje.

Cdo ditë nuk të kam pranë e nuk ndaloj së menduari e imagjinuari se si do të me dukej jeta sikur të mbeshtetesha në krahet e tu , të më perkedhelje flokët e të më përqafoje pa fund . Por kjo që sot s’me le të qetë , është dita kur ti ike nga kjo botë nga dora e atij që të masakroi e të bëri hi .

S’me la asnjë kujtim pos një copë ashti të trupit tënd ku cdo përvjetor i përulem e s’mund ta ndal lotin dot .

As fotografite që kishim bashkë nuk jane edhe ato mi dogjen ,njesoj sic bënë me trupin tend .

Eh mor babi sa shumë te ngjaje …

Gjyshja me puthe duart e fytyren sa herë që më takon , i heq mallin tënd . Me thot që si babai yt dukesh e me heq gjysmën e mallit e t’merzisë.

Festat e mia me duken bosh pa ty .

Ehhh sa shumë kam per të thënë per ty e per vete e sa fort ndjej mall.

Më pusho i qete aty ku je edhe unë nje dite do te vijë e te jemi bashkë babe e bije. Une po vazhdoj se jetuari edhe pa ty , jam e obliguar që ti te ndihesh krenar me mua .

Te qoftë i lehtë dheu i Kosovës qe për të u flijove!

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxha

ISA FERIZAJ: RRON E DREJTA, E VËRTETA

ENVERIZMI ATDHETAR! Erdhi serish prilli, në vendin tim; Gjetur, i ka shqipet, në fluturim. Gjet …