Josep Borrell: Kryetarët e komunave në veri të punojnë në lokacione të tjera dhe zgjedhjet të mbahen shpejt

Josep Borell: Ministrat e jashtëm të BE-së, do të diskutojnë sot për situatën në veri të Kosovës

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka folur sërish për situatën në veri të Kosovës. Ai ka thënë se përplasjet në rrugë nuk kontribuojnë në gjetjen e një kompromisi. Ministrat e jashtëm të BE-së, do të diskutojnë sot pikërisht për situatën në veri të Kosovës. Ne menduam se kishim arritur një marrëveshje, por serbët e Kosovës iu përgjigjën arrestimit të ish-policit serb të Kosovës me trazira në rrugë, madje ata hodhën shok-bomba ndaj policëve tanë, pjesëtarë të EULEX-it, në Kosovë . Kjo është e papranueshme, e di që të dyja palët po përpiqen për  shtendosje or duhet të kuptoni se përplasjet në rrugë nuk çojnë në arritjen e një marrëveshje, e as nuk është rruga e duhur për normalizim të situatës”, tha Borell.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …