Këshilltari i Departamentit Amerikan të Shtetit

Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, ka anuluar vizitën e paraparë për sot në Kosovë

Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, ka anuluar vizitën e  paraparë për sot në Kosovë, bëri të ditur  Radio Evropa e Lirë. Ka qenë e paraparë që Chollet dhe i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, të takojnë pasditen e sotme udhëheqësit e lartë të shtetit të Kosovës, ndërsa mëngjesin e së martës përfaqësues të partive politike. Në një njoftim të Qeverisë së Kosovës u bë e ditur se kryeministri Albin Kurti do të presë pasdite në takim vetëm emisarin amerikan për Ballkanin, Gabriel  Escobar i cili ka ardhur dje në Kosovë dhe fillimisht ka vizituar Manastirin e Deçanit.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj: Anëtarësimi në NATO, alternativa strategjike e Kosovës

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar një takim me Jörn …