leoni

Josep Borrell

Josep Borrell: Tani është koha kur Kosova dhe Serbia duhet të angazhohen vërtet në dialog mbi propozimin franko-gjerman

Shefi i BE-së, Josep Borrell, sot në Tiranë ka deklaruar se tani është koha kur Kosova dhe Serbia duhet të angazhohen vërtet në dialog mbi propozimin e ashtuquajtur franko-gjerman. Ai tha se kjo është një mundësi e madhe për të dyja vendet, derisa njoftoi se versioni i fundit i këtij propozimi dje është dërguar në Beograd dhe sot në Prishtinë. “Ky është një moment i rëndësishëm për dialogun Kosovë-Serbi. Mosmarrëveshja mbi targat ka përfunduar. Tani ata duhet të angazhohen vërtet në dialog mbi propozimin që e kemi vënë mbi tavolinë si ndërmjetësues me një mbështetje të fortë të Gjermanisë dhe Francës. Versioni i fundit i propozimit është dërguar dje në Serbi dhe sot në Kosovë”, tha Borrell, duke iu referuar vizitës së emisarit special, Miroslav Lajçak, që dje qëndroi në Beograd, ndërsa sot në Prishtinë ku u prit nga kryeministri Kurti. Borrell foli edhe për afatin e përmendur në mars të vitit të ardhshëm për marrëveshjen përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë, por ai nuk dha ndonjë datë zyrtare. Jam shumë optimist. Shiko, ne nuk duhet të vendosim afatin zyrtarisht. Nuk është e rëndësishme të caktojmë datën, por shpejtësinë. Është koha të punojmë”. Derisa ditën e sotme e konsideroi të rëndësishme për gjithë rajonin meqë “samiti për herë të parë po mbahet në Tiranë”.

 

Kontrolloni gjithashtu

Lukas Mandl: JBorrell, Varhelyi dhe Lajçak a e shihni se çfarë po ndodh, ju ende dëshironi të sanksiononi Kosovën?

Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl, insiston që anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës të bëhet pa kushte

Eurodeputeti Lukas Mandl nga Austria ka shprehur qëndrimin e tij të qartë se anëtarësimi i …