Ka ndërruar jetë invalidi dhe veterani i luftës së UÇK-së Nusret Musliu i njohur gjatë luftës me nofkën, “CURRI” nga fshati Reçak i Shtimes. Nusret Musliu ishte plagosur, me 14 dhjetor 1998 në Malet e Pashtrikut, me ç rast kishin rënë 41 luftëtarë të lirisë në krye me komandantin, Mujë Krasniqi. Varrimi i invalidit të UÇK -së Nusret Musliu -CURRI, bëhet sot më 24 mars në orën 17:00, në Varrezat e Veteranëve, në Shtime. Pritja për ngushëllime nga familjarët e të afërmit do të jete e hapur tri ditë në Sallonin për të pame, në Reçak (afër Kompleksit Memorial) prej ditës së nesërme, 25 mars 2022.
Kontrolloni gjithashtu
Në Viti u zbulua shtatorja e atdhetarit, Hasan Ali Remniku
Sot, në qytetin e Vitisë, u zbulua shtatorja e atdhetarit e patriotit, Hasan Ali Remniku, …