leoni

Ka ndërruar jetë Zymer Fazliu, babai i dëshmorëve Asllan e Mehdi Fazliu si dhe vëllai i Milazim Fazliut po ashtu dëshmor

Familja atdhetare Fazliu e fshatit Gradicë,  ka bërë të ditur se ka ndërruar jetë kryefamiljari, Zymer Fazliu, babai i dëshmorëve: Asllan Fazliu dhe Mehdi Fazliu si dhe vëlla i  Milazim Fazliut  po ashtu dëshmor.   Varrimi i të ndjerit  bëhet sot në orën  17.oo, në Varrezat e lagjes  Fazliu,  në fshatin Gradicë të Drenicës.

Zymer Fazliu dhe bashkëshortja e tij,  Ajetja, lindën e rriten bijtë: Asllanin, Rrahmanin, Ganiun, Mehdiun, Hamdiun, Avdiun dhe bijat: Eminen, Zarifen, Hatixhen, Miniren dhe Halimen. Kjo familja atdhetare e Gradicës ka qenë bazë e fuqishme e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

E përkujtojnë me pikëllim,  respekt por edhe me krenari,   Familja Fazliu nga fshati Gradicë.

 

Vitet do të kalojnë, Baca Zymer, por kujtimi për heronjtë dhe vëllanë dëshmor që i ke dhënë Kosovës, nuk do të harrohet kurrë, ashtu sikur nuk do të harroheni as  ju,  babai dhe udhërrëfyesi, ndihmësi dhe bashkëluftëtari i tyre.

E lehtë për ty toka e Atdheut, baca Zymer!

Familjes e trashëgimtarëve,   ngushëllime!

Ngushëllime edhe nga stafi i Radios-Kosova e Lirë!

Ahmet Qeriqi

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Hanit të Elezit, Rufki Suma thotë se ai nuk do të mbështes asnjë subjekt politik në këto zgjedhje

Ish-Kryetari Rufki Suma reagon ndaj vulës provokuese të Noterisë në Han të Elezit

Është publikuar një informacion shqetësues, sipas të cilit në zyrën e Noterisë në Han të …