Kadeti i FSK-së Alban Bytyçi diplomon në Akademinë e Forcave Ajrore Amerikane, pjesëmarrëse edhe Kamala Harris

Kadeti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Alban Bytyçi, ka përfunduar me sukses studimet e tij në Akademinë e Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara, e njohur si “US Air Force Academy”. Pas katër vitesh studime rigoroze dhe sfiduese, Bytyçi diplomoi në një ceremoni të veçantë ku mori pjesë edhe zëvendëspresidentja e ShBA-së, Kamala Harris.

Në njoftimin e FSK-së thuhet se zëvendëspresidentja Harris përgëzoi dhe uroi të diplomuarit, ndërsa në ceremoni ishin të pranishëm edhe familjarë dhe mysafirë të shumtë.

“Kadeti Bytyçi diplomoi pas katër vitesh studimi rigoroz dhe sfidues, ku në ceremoninë e diplomimit mori pjesë edhe zëvendëspresidentja e ShBA-së, Kamala Harris, e cila i përgëzoi dhe uroi të sapo diplomuarit,” thuhet në njoftim.

Pas diplomimit, Bytyçi do t’i rikthehet Forcës së Sigurisë së Kosovës, ku do të sjellë me vete eksperiencat dhe njohuritë e fituara gjatë studimeve në akademinë prestigjioze amerikane.

Kontrolloni gjithashtu

Më 16 korrik 2024,në orë 12:00, në sallën e Kuvendit të Komunës se Deçanit, përkujtohet prof. dr. Sylë Tahirsylaj

Në emër të Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan dhe në …