Kadri Veseli: Uniforma e Policisë së Kosovës që dy dekada është uniformë që e nderon vendin tonë

Kadri Veseli: Uniforma e Policisë së Kosovës që dy dekada është uniformë që e nderon vendin tonë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe lideri i PDK-së, Kadri Veseli, ka thënë se Policia e Kosovës e ka nderuar vendin që nga themelimi. Ai në 20-vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës, ka thënë se në luftën kundër korrupsionit kanë rënë shumë policë. “Janë mijëra gra e burra që pareshtur, ditë e natë, kujdesen për mbrojtjen e jetës dhe pronës së qytetarëve. Uniforma e Policisë së Kosovës që dy dekada është uniformë që e nderon vendin tonë. Përkushtimi, profesionalizmi dhe sakrifica e madhe ishin gjithmonë standarde që e veçuan Policinë e Kosovës. Lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit për të cilën ranë në krye të detyrës dhjetëra policë është luftë për ta fuqizuar shtetin e së drejtës dhe për t’i hapur rrugë zhvillimit ekonomik. Roli i policisë në këtë drejtim është primar. Liria dhe siguria nuk bëjnë pa njëra-tjetrën dhe zhvillimi ekonomik u jep kuptim të dyjave. Ky është vizioni ynë për të ecur përpara”, ka shkruar Veseli.

Kontrolloni gjithashtu

Pas publikimit rezultateve të regjistrimit të popullatës në Maqedoni, Ali Ahmeti ka thënë se ky fakt është pasqyrë reale e gjendjes faktike

Ali Ahmeti: Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ndërhyri edhe në zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, që udhëheq Aleancën Kombëtare për Integrim, Ali Ahmeti ka …