Kancelarja, Angela Merkel, sot po qëndron në Shkup për të mbështetur referendumin për emrin e Maqedonisë

Kancelarja gjermane Angela Merkel, e cila sot qëndron në Shkup për të mbështetur referendumin për emrin e Maqedonisë, pritet ta theksojë edhe njëherë  pozicionin e saj kundër këmbimit të territoreve. Për këtë çështje ajo do të bisedojë të dielën e ardhshme (16.09.) në Berlin edhe me homologun e saj austriak, Sebastian Kurz, në rolin e këtij si kryetar i radhës së BE-së, siç bëri të ditur të premten zëdhënësi i qeverisë gjermane Steffen Seibert. Zëdhënësi i qeverisë, Seibert nuk pranoi të komentonte qëndrimin e Austrisë ndaj idesë së këmbimit të territoreve, por theksoi se qëndrimi gjerman nuk ka ndryshuar. Në rang Evrope duket se ka diferenca për këtë çështje. Ndërsa kancelarja Merkel dhe ministri i punëve të jashtme, Heiko Maas, janë shprehur kundër ndryshimit të kufijve në Ballkan, nga Brukseli dëgjohen herë pas here zëra mbështetës.

Kontrolloni gjithashtu

voto

Votimi përmes postës përfundon më 27 dhjetor

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se votimi përmes postës përfundon më 27 dhjetor. Sipas …