Kanë vazhduar tensionet në seancën e Kuvendit, ku pozita e opozita kanë shprehur qëndrime të kundërta rreth pagës minimale

Kanë vazhduar tensionet në seancën e Kuvendit, ku pozita e opozita kanë shprehur qëndrime të kundërta rreth pagës minimale

Sot kanë vazhduar tensionet edhe në seancën e Kuvendit, ku pozita dhe  opozita kanë shprehur qëndrime të kundërta rreth pagës minimale. Deputeti i AAK-së,  Ramush Haradinaj ka përmendur disa prej deputetëve të Vetëvendosjes, me emra, duke thënë se është turp për ta,  si ish ish-pjesëtarë të UÇK-së, që po e vënë në diskutim mos përfshirjen e veteranëve në projektligjin për pagën minimale. Mes tyre ka përmendur edhe djalin e Sherif Konjufcës, Glaukun, kryekuvendar. Është turp i madh që njerëzit e zgjedhur të popullit, si ky Muja e do të tjerë kanë hyrë në këtë shkallë të mashtrimit, çfarë po e dëgjojmë sot në Kubend.  Është turp i madh  si ia lejoni vetës, këtij populli, këtij parlamenti të diskutohet  se a është në rregull të mos u rritet paga veteranëve.  Haradinaj ka thënë me këtë rast  se projektligji për paga minimale nuk do të mund të kalojë dhe i ka kërkuar Qeverisë e ministrit, Hekuran Murati, që ta tërheqin projektligjin.

 

Kontrolloni gjithashtu

Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos, tha se i vjen keq nga deklaratat e Greqisë, për Fredi Belerin

Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos, tha se i vjen keq nga deklaratat e Greqisë, për Fredi Belerin

Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos, tha se i vjen keq  nga deklaratat e …