Kataniq: Grupi i organizuar terrorist nga Serbia kishte për qëllim t'i sulmonte organet shtetërore ditën e zgjedhjeve

Kataniq: Grupi i organizuar terrorist nga Serbia kishte për qëllim t’i sulmonte organet shtetërore ditën e zgjedhjeve

Organet relevante shtetërore të Malit të Zi disponojnë  fakte që bëjnë me dije  se grupi i shtetasve nga Serbia që ndërhynë në ditën e zgjedhjeve, në Mal të Zi, deshi të organizonte dhunë në fund të ditës zgjedhore dhe të kryejnë akte terroriste. Prokurori special për luftë kundër krimit të organizuar e korrupsionit,  Milivoje Kataniq, në një intervistë për televizionin “Vijesti”në Podgoricë, ka thënë se grupi i veshur në uniforma të policisë malazeze, ka pasur plan të hyjë në Parlamentin e Malit të Zi dhe nga aty, në një moment të caktuar, të hapë zjarr  kundër qytetarëve dhe kjo, sipas planit, do të nxiste trazira përmasash të mëdha. “Ka fakte se disa dhjetëra persona, relativisht të ushtruar, janë infiltruar në Mal të Zi”, ka thënë Katniq.  Ai ka shtuar se lista e të dyshimtëve nuk është përfundimtare, ndërsa ka theksuar se Prokuroria Speciale është një njohuri për grupin kriminal nga Danilovgradi që është dashur ta ndihmonte grupin nga Serbia. Për të gjitha këto që po flas, kam fakte. Po të ishte realizuar skenari , Mali i Zi do të vishej me të zeza” ka thënë Kataniq. Nga ky grup janë liruar 6 persona ndërsa i arrestuar ka mbetur ende ish – shefi i Xhandarmërisë së Serbisë, Bratislav Dikiq.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Programi i Qeverisë së drejtuar nga Albin Kurti është varfër dhe me shumë pak përmbajtje

Dardan Sejdiu: Qeveria në detyrë nuk ka të drejtë të propozojë Buxhetin 2026 – është shkelje e Kushtetutës

Njohësi i çështjeve ekonomike, Dardan Sejdiu, ka deklaruar se Qeveria në detyrë nuk ka të …