Qeveria e Kosovës vendos që nga sot të fillojë zbatimi i vendimit për riregjistrimin e makinave nga targa ilegale serbe me targa të Kosovës

Katër senatorë amerikanë janë shprehur të zhgënjyer me mosarritjen e një marrëveshje për targat në mes të Kosovës e Serbisë

Katër senatorë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) janë shprehur të zhgënjyer me mosarritjen e një marrëveshje për targat ilegale në mes të Kosovës dhe Serbisë. Senatorja e lartë, Jeanne Shaheen, bashkë edhe me tre senatorë të tjerë Ron Johnson, Thom Tillis  dhe Chris Van Hollen, me anë të një deklarate kanë thënë se kjo situatë “vë në rrezik paqen e fituar me vështirësi”. Jemi të zhgënjyer nga mungesa e progresit në gjetjen e një rruge diplomatike përpara ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Serbisë për të zgjidhur çështjen e lëshimit të targave të lëshuara nga Kosova në entitetet serbe të Kosovës. Gjithashtu jemi gjithnjë e më të shqetësuar për rrezikun e dhunës dhe destabilitetit në rajon, i cili vë në rrezik dekada të paqes së fituar me vështirësi”, është thënë në deklaratën e përbashkët të senatorëve. Ne gjithashtu shprehim mirënjohjen tonë për trupat tona të KFOR-it që luajtën një rol të rëndësishëm në ruajtjen e paqes në rajon”, është thënë në këtë deklaratë.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …