Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, të premten janë takuar me anëtarë të Kryesisë së Institutit për krimet gjatë luftës në Kosovë. Temë diskutimi ishte zyrtarizmi i numrit të vërtetë të fëmijëve të vrarë gjatë luftës gjenocidiale në Kosovë. Aty u tha se institucionet vendëse dhe ndërkombëtare duhet ta dinë numrin e saktë të fëmijëve të vrarë gjatë luftës në Kosovë. E numri i saktë deri më tash sipas Nysret Pllanës, anëtar i Kryesisë së Institutit për krimet gjatë luftës në Kosovë, është 1432. Në nderim të tyre, u kërkua që të ndërtohet një obelisk në Kosovë, e ku lokacioni është përcaktuar në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”. Pllana, gjatë fjalës së tij përmendi edhe rastin e njohur si “Panda” në Pejë, ku të vrarë janë gjashtë të rinj serb. Ai tha se 1392 fëmijë shqiptarë janë vrarë gjate viteve 1998/1999, dhe 40 fëmijë tjerë gjatë viteve 1981/1997, nga ushtria paramilitare serbe.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku, ka thënë se shefja e Vetëvendosjes, Mimoza Kusari po keqpërdoret, si trup i huaj
Deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku, ka thënë se shefja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza …