KK i Malishevës - Miratoi ndarjen e çmimeve për 16 Qershor - Ditën e Çlirimit dhe Ditën e Dëshmorëve të Komunës së Malishevës

KK i Malishevës – Miratoi ndarjen e çmimeve për 16 Qershor – Ditën e Çlirimit dhe Ditën e Dëshmorëve të Komunës së Malishevës

Kuvendi i Komunës së Malishevës, sot mbajti mbledhjen e II (Dytë urgjente), të cilën e udhëhoqi, kryesuesi i KK të Malishevës, Rrahim Morina, i cili para këshilltarëve prezantoi rendin e ditës i cili u miratua.

Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, njoftoi këshilltarët për takimet që mbajti Këshilli Organizativ dhe  përgatitjet që ka bërë për shënimin e 16 Qershorit – Ditës së  Çlirimit të Komunës së Malishevës dhe Ditës së Dëshmorëve.

Ai gjithashtu tha se Këshilli Organizativ, ka mbajtur dy takim, ku  ka shqyrtuar propozimet për personalitetet që për vitin 2021 janë të propozuar dhe unanimisht si këshill i rekomandoi për kuvend.

Kuvendi i Komunës së Malishevës me votë unanime i votoi këto personalitete për vitin 2021.

      Çmimi ”Imer Krasniqi” Për  trimëri dhe heroizëm do t’u ndahet:

         Mustafë  Shala

         Jakup Morina

Çmimi ” Hamdi Berisha” Për Kontributin e dhënë në shkollën shqipe

   Bukurie Mazreku

   Qazim Hoxha ( pas vdekjes)

Çmimi ” Dr. Shpëtim Robaj” Për kontributin e dhënë në fushën e mjekësisë

   Aziz Thaçi

   Hetem Elshani

Më pas kuvendi shqyrtoi dhe miratoi kërkesat si në vijim: Atë të lagjes  së Tupanëve, fshati Drenoc, lagjes Hazrollaj, fshati Banjë,të KF të futbolit ” Shqiponja”, kërkesën e fshatit carrallukë për park, të  Marigona Bytyçit nga fshati Turjakë,  të KBI në Malishevë si dhe kërkesën e fshatit Astrazup për park.

Kontrolloni gjithashtu

Në Gllogjan, shënohet e 26-vjetori i “Epopesë së Dukagjinit” dhe 25-vjetori i fillimit të sulmeve të NATO-s, kundër forcave serbe

Të dielën më 24 mars 2024, duke filluar nga ora 11.00 do të mbahen homazhe …