Njësitë e Specializuara të Policisë së Kosovës dhurojnë gjak me rastin e Ditës Botërore të Dhurimit të Gjakut

Njësitë e Specializuara të Policisë së Kosovës dhurojnë gjak me rastin e Ditës Botërore të Dhurimit të Gjakut

Sot në sheshin ‘Nënë Tereza’ me rastin e Ditës Botërore të Dhurimit të Gjakut, pjesetarët e Njësive të Specializuara të Policisë së Kosovës – NJSO, kanë dalë për të dhuruar gjak vullnetarisht. “Dhurimi vullnetar i gjakut është vepër humane, prandaj zyrtarët e Policisë gjithnjë shprehin gatishmëri të jenë në shërbim të qytetarëve të vendit”, theksohet në njoftimin për media të Policisë së Kosovës. Ky aktivitet u organizua nga Drejtoria e Sherbimeve Shendetesore e PK-së në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Kosovës për Transfuzionin e Gjakut.

Kontrolloni gjithashtu

BE shpërndan 158.9 milionë euro për Ballkanin Perëndimor nga Plani i Rritjes

Komisioni Evropian ka miratuar një pagesë të re prej 158.9 milionë eurosh në kuadër të …