KMDLNJ

KMDLNj ka kërkuar që punëtorët në ndërtimtari të kenë kushte të përshtatshme pune, për të mos iu ekspozuar rrezikut

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, përmes një reagimi për medie, kërkon që të shtohet numri i inspektorëve të komunës si dhe të ekipeve mobile që do të inspektonin kantierët e ndërtimit. Pjesëtari  i FSK-së, Limon Musliu,  humbi jetën ditë më parë  pasi ra nga kati i 11 – të i një ndërtese ku ishte duke punuar, si punë shtesë. KMDLNj edhe më parë ka kërkuar që punëtorët në ndërtimtari të kenë kushte të përshtatshme për punë duke mos iu ekspozuar rrezikut nga lëndimet apo për jetën e tyre. KMDLNj ka kërkuar që të shtohen numri i inspektorëve të punës, ekipeve mobile që do të inspektonin kantierët e ndërtimit, nëse respektohen rregullat apo standardet për të punësuarit e që do të garantonte sigurinë e tyre. Megjithatë duket se është një shpërputhje e madhe midis numrit të vogël të inspektorëve të punës dhe vendeve të shumta që duhet të inspektohen në fushën e ndërtimit andaj KMDLNj rekomandon institucionet të angazhojë ndonjë kompani të specializuar që ka kapacitet fizik dhe profesional të mbikëqyrë vendpunimet në mënyrë që të parandalohen rastet e ngjashme në të ardhmen”, thuhet në reagimin e KMDLNj-së.

Kontrolloni gjithashtu

Elisa Spiropali: Dëshmitë në Hagë do ta pastrojnë njollën mbi UÇK-në

Ish-kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë dhe ministrja Elisa Spiropali ka reaguar pas nisjes së dëshmive …