KMDLNJ

KMDLNj kërkon që mos të keqpërdoren për qëllime politike policët e Kosovës të rrëmbyer nga forcat sebe

Tre policë të Policisë së Kosovës që u rrëmbyen brenda territorit të Kosovës pas qëndrimit në ndalim policor iu është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditëve dhe tani, sipas medieve serbe ata janë në Qendrën e Paraburgimit në Kralevë, Serbi. Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut përmes një reagimi ka bërë thirrje që mos të keqpërdoren për qëllime politike policët e rrëmbyer të Kosovës. KMDLNj u ka bërë thirrje të gjithë akterëve, pozitë dhe opozitë, media dhe persona me ndikim që të përmbahen nga deklaratat e papërgjegjshme që shkaktojnë paqartësi dhe huti te familjarët dhe opinioni, duke rritur shpresat dhe duke caktuar data për lirimin e policëve të rrëmbyer.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Molliqaj

Dardan Molliqaj: Shëndetësia publike dhe taksa progresive, në qendër të programit të PSD-së

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka prezantuar prioritetet kryesore të programit politik me të …