Koalicioni AAK-PSD thonë se janë renditur të parët sipas një sondazhi ndërkombëtar, të paidentifikuar

Koalicioni AAK-PSD thonë se janë renditur të parët sipas një sondazhi ndërkombëtar, të paidentifikuar

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka thënë se bashkë me Partinë Socialdemokrate sipas një sondazhi ndërkombëtar, por pa e treguar se kush, kanë dalë të parët. “Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës njofton mbështetësit, anëtarët dhe opinionin se, sipas sondazhit të fundit, të realizuar nga një kompani kredibile ndërkombëtare, koalicioni AAK-PSD tashmë renditet i pari, me 24.3% mbështetje nga qytetarët. AAK është përpara subjektit të dytë me një diferencë prej 1.2%”. AAK ka falënderuar të gjithë mbështetësit dhe qytetarët e Kosovës në përgjithësi, që sipas tyre në numër gjithnjë e më të madh po i besojnë vizionit të AAK-PSD për Kosovën 100% shtet.“Koalicioni AAK-PSD, me kandidatin për Kryeministër Ramush Haradinajn, po shkon 100% drejt fitores”, thuhet në njoftimin e këtij koalicioni parazgjedhor.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …