Koalicioni për Familjen konfirmoi mbështetjen në rritje, duke u shndërruar në njërën nga befasitë kryesore të zgjedhjeve të 9 shkurtit

Në një tubim të mbushur me entuziazëm në Prizren, Koalicioni për Familjen konfirmoi mbështetjen e tij në rritje, duke u shndërruar në njërën nga befasitë kryesore të zgjedhjeve të 9 shkurtit. Qindra qytetarë u mblodhën për të përkrahur këtë lëvizje politike, e cila e ka vendosur në qendër të platformës së saj mbrojtjen e familjes tradicionale dhe vlerave të saj. Pjesëmarrësit shprehën optimizëm për programin e Koalicionit, duke theksuar besimin e tyre se kjo forcë  politike mund të sjellë ndryshime të rëndësishme për të ardhmen e Kosovës.Me një energji të re dhe një vizion të qartë, Koalicioni për Familjen po fiton mbështetje në mbarë vendin, duke u po zicionuar si një faktor gjithnjë e më i rëndësishëm në skenën politike.

Kontrolloni gjithashtu

Reagim publik i kolonel Hajrush Kurtajt lidhur me aktgjykimin ndaj Gavrilo Milosavleviqit

  Me dhimbje të thellë dhe indinjatë të madhe kam pranuar lajmin për aktgjykimin lirues …