Komisioni i përzgjedhur nga kryetarja Jahjaga për demarkacionin injoron ekspertët vendorë

Dy nga tre anëtarët e Komisionit “ad hoc” të ekspertëve ndërkombëtarë për vlerësimin e procesit të demarkacionit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Malit të Zi, Fletcher M. Burton dhe Herbert Wilmes, kanë arritur dje  në Kosovë, pasi kryetarja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, ka nënshkruar vendimin për themelimin e këtij komisioni ad hoc të ekspertëve ndërkombëtarë, i cili është cilësuar si “komision vlerësues”. Përkundër deklaratave të zyrtarëve të lartë të Qeverisë së Kosovës se një komision i tillë do të përfshinte edhe ekspertë vendor, kjo nuk ka ndodhur. Ekspertët e fushave që kanë të bëjnë me demarkacionin e kufijve, si dhe njohësit e zhvillimeve politike në Kosovë, kanë vlerësime të ndryshme lidhur me fillimin e punës së këtij komisioni vlerësues. Florim Isufi, profesor në Departamentin e Gjeografisë në Fakultetin e Shkencave Matematike dhe të Natyrës, në Universitetin e Prishtinës, duke folur për Radion Evropa e Lirë, vlerëson se një komision i tillë është dashur të përfshijë edhe ekspertë vendor.

Kontrolloni gjithashtu

Xhelal Sveçla

Seanca për gazin lotsjellës në Kuvend dështon për shkak të mungesës së të akuzuarve

Seanca gjyqësore lidhur me çështjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës dështoi për shkak …