Komuna e Junikut reagon pas vlerësimit të Komisionit të Task Forcës ,,Ta pastrojmë Kosovën”

Pas përfundimit të aksionit “Ta pastrojmë Kosovën”, dhjetë komuna të Kosovës që janë treguar më efikase për eliminimin e mbeturinave kanë fituar grant nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në vlerë prej 1.2 milionë eurosh, grant ky që do të përdoret në projekte për mbrojtjen e ambientit. Por Komuna e Junikut nuk është pajtuar me vlerësimin e Komisionit të Task Forcës “Ta Pastrojmë Kosovën”, pasi kjo komunë përkundër angazhimit që ka pasur në këtë aksion nuk është renditur në mesin e komunave të para. Komuna e Junikut përmes një reagimi për media, ka theksuar se Komisioni i Task  Forcës“ Ta Pastrojmë Kosovën” ka shkelur të gjitha standardet ligjore, profesionale e qytetare, duke u treguar tejet i njëanshëm e subjektiv në vlerësim. Sipas kësaj komune, ky komision ka përzgjedhur të parat ato komuna me të cilat kishin miqësi e afërsi personale, lidhje klanore e rajonale.

Reagim lidhur me aksionin ” Ta Pastrojmë Kosovën”. Të bindur se puna, angazhimi, rezultatet dhe standardi në shërbim duhet të shpërblehen, gjithmonë duke respektuar rregullat ligjore e profesionale, kjo nuk ndodhi me Komisionin e Taskë Forcës “Ta pastrojmë Kosovën”. Përkundër pjesëmarrjes masovike të qytetarëve, bizneseve, OJQ-ve, nxënësve, personelit shëndetësor, policisë, institucioneve publike, në aksionin “Ta Pastrojmë Kosovën”, Komuna e Junikut nuk u rendit në mesin e Komunave të para, si rrjedhojë e Komisionit të Task Forcës, “Ta Pastrojmë Kosovën” i cili i ka shkelur të gjitha standardet ligjore, profesionale e qytetare, duke u treguar tejet i njëanshëm e subjektiv, aspak serioz e i përgjegjshëm, përzgjodhi të parat ato Komuna me të cilat kishin miqësi e afërsi personale, lidhje klanore e rajonale. Komuna e Junikut gjatë kësaj periudhe është treguar tejet aktive dhe efikase në aksionin “ Ta Pastrojmë Kosovën”, për këtë i kemi raportet e provat të cilat dëshmojnë aktivitetet e pandërprera të Komunës së Junikut për 3 muaj rresht, fakte këto të cilat nga Komisioni nuk u vlerësuan objektivisht në bazë të kritereve të përcaktuara, duke shkelur parimet themelore të një vlerësimi të drejtë, jodiskriminues dhe të paanshëm. Në këtë aksion kanë marrë pjesë mbi 30% e popullsisë aktive të Komunës së Junikut, kontributi i të cilëve pandershmërisht u mohua dhe nuk u vlerësua drejtë. Megjithatë ne nuk do të ndalemi, Juniku do të vazhdoi të jetë një qytezë e bukur, e pastër, sepse të tillë e fali natyra dhe është në traditën shekullore të Junikut që ta mbajmë dhe ta ruajmë dhe kultivojmë me krenari, kurse bashkëpunimi me Komisionin në fjalë është lëkundur si pasojë e papërgjegjësisë së tyre ligjore e morale, jo korrektësisë dhe jo profesionalizmit të tyre të treguar në këtë proces.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti reagon ashpër ndaj ndaljeve të shpeshta të energjisë elektrike dhe furnizimit jo stabil

Pas pranimit të shqetësimeve të shumta nga qytetarët rreth furnizimit jo të rregullt me energji …