KEK
Fillimi / Opinione / Komuna e Prishtinës: Duke filluar nga dhjetori, qytetarët prapë do të ballafaqohen me ndotjen, andaj kujdes…
Komuna e Prishtinës: Duke filluar nga dhjetori, qytetarët prapë do të ballafaqohen me ndotjen, andaj kujdes...

Komuna e Prishtinës: Duke filluar nga dhjetori, qytetarët prapë do të ballafaqohen me ndotjen, andaj kujdes…

Duke filluar nga dhjetori, qytetarët prapë do të ballafaqohen me ndotjen, dhe kësaj radhe besoj se maskat e COVID-it do të na ndihmojnë në zvogëlimin e sëmundjeve respiratore, e të cilat do të ishin edhe më të rrezikshme në kohë të pandemisë.

Gjatë periudhës së ndotjes marrim tepër shumë komente nga qytetarët për zgjidhje afatshkurtë e të cilat për ndotje janë të pamjaftueshme për ta zbutur situaten.  Por në prill, pastaj harrohet e tëra dhe kjo temë shkon në fund të agjendës publike.

Sa i përket ndotjes, ka gjëra të cilat nuk mund ti ndryshojmë, e ato janë aspektet gjeografike, kushtet e përgjithshme klimatike, dhe natyrisht kushtet meteorologjike.

Por ka dy gjëra që mund it ndryshojmë.  Ngrohjen me thëngjill në shtëpi individuale, të cilën po e adresojmë me Termokos, kur në periudhë pesë vjeçare shumica e madhe e pjesës urbane të kryeqytetit do të jetë e kyçur në ngrohjen qendror.

E dyta janë numri i veturave në qytet.  Meqenëse rrugët janë të ngushta dhe nuk mund të zgjerohen në qendër, atëherë zgjidhja e vetme mbeten ndërtimi i rrugëve alternative (unaza) dhe pagesa e takses për lëvizje me makinë në pjesë të populluara të qytetit ku ka tollovi dhe që mund të shkaktojnë ndotje.

Për vikend kishte shumë diskutime në rrjetet sociale se si ne po duam të vendosim rampa në kryeqytet për të penalizuar qytetarët e komunave tjera.

Nuk e di a ka qenë i qëllimshëm ky keqinterpretim, por nuk është hera e parë që flasim për këtë punë.

Pra përvec parkingut me pagesë, ne kemi shqyrtuar edhe mundësinë e takses për lëvizje me makinë në qendër.  Në gjuhën angleze njihet si Congestion Charge (takse e tollovisë në njëfarë mënyre).  Londra është kryeqyteti që e ka rregulluar më së miri këtë sistem.

Nuk ka rampa (laura), nuk ka diskriminime, kur të vendoset kjo politikë vlen për të gjithë dhe implementohet me kamera.  Thjeshtë në një qytet të vogël ku mundesh me ec në këmbë prej njërës anë në tjetrën për 30 minuta dhe me ndotje serioze gjatë dimrit, prioritet duhet ta kemi luftimin e përdorimit të panevojshëm të veturave.

PRIORITET MBI PRIORITETE – Shëndeti i qytetarëve

Jemi kryeqytet dhe jemi të lumtur të jemi nikoqir i krejt atyre që vijnë për të na vizituar, për të kryer punë dhe për të jetuar në Prishtinë.  Duam vecse ta bëjmë më të jetueshëm dhe më të shëndetshëm kryeqytetin për të gjithë neve.

Prandaj krahas kësaj po punohen parkingjet edhe në hyrje të qytetit për ata që nuk duan të mendojnë parkimin e vetures.  Tranportin publik do ta kenë falas, me biletën e parkingut.

Komuna e Prishtinës

Kontrolloni gjithashtu

RLK

RKL: Mazohizmi i disa mendjeve të degraduara duhet të marrë fund për të mirën e përgjithshme, për interesin e kombit

Lufta, jo vetëm virtuale kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka filluar qysh me lindjen e ...