Kongresi Panshqiptar Amerikan demanton lajmin e paraqitur në disa medie për shkarkimin e dy drejtorëve

Kongresi Panshqiptar Amerikan demanton lajmin e paraqitur në disa medie për shkarkimin e dy drejtorëve

Kongresi Panshqiptar Amerikan ka lëshuar një njoftim duke thënë se drejtorët Bleron Baraliu dhe Uk Lushi nuk janë shkarkuar, siç ka pretenduar “klani Bruno-Ceka-Martinaj Vulaj”. Përmes reagimit, Kongresi shkruan se vetëm Kuvendi apo Bordi themelues kanë të drejtë të shkarkojnë drejtorë, dhe kjo garantohet nga ligjet e shtetit Delaware, ku organizata është regjistruar nga Bordi themelues. “Njoftojmë të gjitha mediat (shqipe) që të vetmet njoftime zyrtare nga Kongresi Pan-Shqiptar janë ato të cilat publikohen në uebfaqen zyrtare ëëë.thepaac.org apo që dërgohen nga adresa elektronike zyrtare [email protected]. Çdo gjë tjetër që vjen nga individë jolegjitimë, pa konfirmimin nga Kongresi Pan-Shqiptar Amerikan, është me potencial serioz të bëhet subjekt i gjykatave dhe organeve të drejtësisë”, thuhet në njoftim.

Kontrolloni gjithashtu

Sindikata e Minatorëve paralajmëron rrezik të lartë në Minierën me Flotacion

Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës ka reaguar ashpër ndaj kushteve në Minierën me …