leoni

Kori Siparantum udhëton për në në garën më të madhe ndërkombëtare të koreve në botë, World Choir Games 2023, Republika e Koresë.

Kori Siparantum, kori më i njohur në skenën e muzikës korale në vend, do të përfaqësojë
Kosovën, vendin në ngjarjen më të madhe të koreve në botë, World Choir Games 2023 e cila do
të mbahet këtë vit në qytetin e Gangneung në Korenë e Jugut, një vend i privilegjuar për të pritur
këtë garë e cila është vlerësuar si konkursi më i madh ndërkombëtar i korit në botë, pasi qyteti ka
përjetuar tashmë një organizim të shkëlqyer të ngjarjeve të mëdha si Lojërat Olimpike Dimërore
2018.
Kori Siparantum, i cili gjatë vitit 2021 shkëlqeu në World Choir Games dhe fitoi kategorinë “Musica
Contemporanea” në Open Competition. Në World Choir Games 2023, tani garon në “The
Champions Competition”, në dy kategori” “Musica Contemporanea” dhe “Mixed Choir”.
“Megjithatë, në këtë udhëtim të veçantë për Lojërat Botërore të Korit 2023 në Gangneung,
Kori Siparantum ka patur vështirësi në gjetjen e fondeve l për të siguruar pjesëmarrjen e të gjithë
koristëve. Për shkak të kostos së madhe të udhëtimit dhe sfidave financiare, kësaj radhe ne
udhëtojmë me gjysmën e korit, me 28 antarë të korit.Ne sinqerisht ndjejmë keqardhje për koristet
të cilët jemi munduar të gjejmë mirëkuptim pasi dëshira e ynë ishte që të merrnin pjesë të gjithë
anëtarët në këtë udhëtim”, u shpreh Zekije Gacaferri Kelmendi, koordinatore e projektit.
Kjo ngjarje prestigjioze bashkon pjesëmarrës nga e gjithë bota, me rreth 324 grupe dhe
përfaqësues nga 46 vende. Ai shërben si një dëshmi e fuqisë së pamasë të muzikës në nxitjen e
shkëmbimit kulturor dhe promovimin e harmonisë midis kombeve.
Programi do të jetë një kombinim i mahnitshëm midis krijimtarisë së artistëve të njohur dhe
vlerave të veçanta të kulturës kosovare, duke përfshirë vepra të shquara të kompozitorëve si
Mendi Mengjiqi, Baki Jashari dhe Memli Kelmendi.
“Pjesëmarrja e Korit Siparantum në World Choir Games 2023 është rezultat i një pune të
palodhshme dhe angazhimi të jashtëzakonshëm. Koristët kanë punuar me shumë perkushtim dhe
dedikim për këtë garë të madhe ndërkombëtare. Veprat që janë punuar nga dirigjenti ynë, Memli
Kelmendi janë vërtet komplekse dhe tregojnë një nivel artistik të lartë. Kori Siparantum ka arritur të
ngrihet në një nivel të lartë nëpërmjet kësaj pune të vështirë dhe të përkushtuar. Kjo tregon
profesionalizmin dhe kualitetin e tonë në skenën e muzikës korale ndërkombëtare”, Agron Shujaku,
drejtor artistik i Korit Siparantum.
Pjesëmarrja e Korit Siparantum në World Choir Games përhap edhe më tej njohuritë muzikore dhe
kulturën korale të Kosovës. Kjo garë e madhe ndërkombëtare sjell koristët në kontakt me kore të
tjera nga e gjithë bota, duke krijuar mundësi të reja për bashkëpunime dhe shkëmbime artistike.
Nëpërmjet takimeve dhe performancave në këtë platformë të rëndësishme, koristët mund të
ndajnë vlera, përvoja dhe teknika muzikore me artistët e tjerë, duke u arritur një arritje e
përbashkët dhe një ndërtim i rrjetit të muzikës korale në nivel ndërkombëtar.
Në përgjithësi, pjesëmarrja e Korit Siparantum në World Choir Games shërben si një shembull i
frytshëm i promovimit të kulturës korale, vlerave kombëtare dhe krijimtarisë së kompozitorëve
kosovarë.

Siparantum është kori më i suksesshëm në vend, deri më tani ka paraqitur mbi 130 paraqtije, 60
paraqitje ndërkombëtare, 10 shtete dhe 8 shpërblime të para.
Kori Siparantum falënderon për mbështetjen në këtë rrugëtim të jashtëzakonshëm dhe dëshiron të
shprehë mirënjohjen e tij ndaj sponzorëve të artë: Sunny Hill Foundation, Swiss Agency for
Development and Cooperation, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, si dhe Dukagjini.
Gjithashtu, sponzorët e tjerë të cilët kanë kontribuar në mënyrë të rëndësishme në suksesin tonë:
Komuna Pejë, Alba Qeramika, Onix Spa, AFK, Termoteknika, Burri Construction, Fron, Metron,
SLG, Zgjerohu, Filharmonia e Kosovës. Përveç tyre, shprehim mirënjohjen tonë ndaj të gjithë
artdashësve që kanë ofruar kontributin e tyre vullnetarisht në përkrahjen e Korit Siparantum në
World Choir Games.
Më shumë:
www.siparantumchoir.com

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj: Edhe në Nabërgjan, si anembanë Kosovës, ka shumë dhimbje por edhe krenari

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka bërë nderime  në vendin ku pushojnë dëshmorë e martirë …