Vuçiq: Pavarësisht pikëpamjeve të ndryshme me Shqipërinë do vazhdojmë të kontribuojmë për marrëdhënie me të mira

Kryetari i Serbisë, Aleksandër Vuçiç  ka thënë se gjatë takimit  me Edi  Ramën, kanë biseduar edhe për pikëpamjet e ndryshme për situatën në veri të Kosovës. Vuçiç nuk preferoi që të japë më shumë detaje, ndërsa tha se dallimet e Serbisë do i mbajnë për vete. Ndërkohë, ai theksoi se pavarësisht pikëpamjeve të ndryshme, do vazhdojë të punojë për marrëdhënie të mira me Shqipërinë. Folëm për pikëpamjet tona shpesh të ndryshme sa i takon situatës në Kosovë, por nuk do ishte e drejtë të thonim diçka këtu në prani te kryeministrit shqiptar dhe s’besoj se do e bëjë dhe ai. Dallimet tona do t’i lëmë për ne. Diskutimet e tjera do i lëmë gjatë mbrëmjes. Pavarësisht pikëpamjeve të ndryshme me Shqipërinë do vazhdojmë të kontribuojmë për marrëdhënie me të mira”, ka thënë Vuçiç. (Dita)

Kontrolloni gjithashtu

OVL-UÇK: Reagimi i Policisë së Kosovës ndaj protestës së PSD-së dhe ishte i tepruar dhe jo i duhur

OVL e UÇK-së dënon thirrjet nga Serbia ndaj ish-luftëtarëve: Synim kriminalizimi i luftës çlirimtare

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka reaguar ashpër ndaj, siç …