150 mijë punëtorë nuk do të përfitojnë asnjë cent nga Rimëkëmbje por edhe 100 mijë të tjerë do të përfitojnë më pak se 100 euro

Kosova jeton me remitenca, Buxhetin e vendit e shfrytëzojnë Qeveria dhe institucionet

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovë, Fehmi Mehmeti, ka folur për rendësin e remitencave për zhvillimin ekonomik në Kosovës. Sipas tij, diaspora e Kosovës gjatë vitit 2018, ka kontribuar me 1 miliard e 800 milionë euro gjatë vitit 2018.  “Po flas me të dhënat e vitit 2018, 800 milionë euro ka qenë vlera e remitencave që kanë hyrë në Kosovë, me një rritje vjetore prej 5.5 për qind. Një ndër faktorët kryesor për rritjen ekonomike janë remitancat”, tha Mehmeti për “Telegraf”. Përveç linjës zyrtare që kanë ardhur, ne e kemi edhe një zë që quhet shpenzimet e udhëtimit që kryesisht realizohen prej jorezidentëve, që në këtë rast janë realizuar nga bashkatdhetarët tonë që është rreth 1 miliard euro, që do të thotë janë 1 miliard e 800 milionë euro për vitin 2018”, tregoi ai. Shuma e remintencave është e njëjtë me buxhetin Buxheti i vendit të cilin e shfrytëzon oligarkia sunduese për qëllime të veta, për pasurimin e të pasurve me qëllim të zhvillimit sa më të mirë të kapitalizmit dhe diferencës sa më të thellë mes shumë të pasurve dhe shumë të varfërve.

Kontrolloni gjithashtu

Në paraqitjen e tij të parë Gjykatës Speciale në Hagë, Haxhi Shala nuk është deklaruar rreth fajësisë apo pafajësisë së tij ndaj tri akuzave. Në seancën e djeshme atij i është lexuar aktakuza, gjoja përpjekje në pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes kërcënimit të rëndë, tentim për pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes pjesëmarrjes në veprimin e përbashkët të një grupi dhe për frikësim gjatë procedurës penale. Haxhi Shala, i cili ndodhet në paraburgim, ka konfirmuar se ka pranuar aktakuzën në gjuhën shqipe. Haxhi Shala është arrestuar më 11 dhjetor dhe një ditë më vonë u transferua në Qendrën e Paraburgimit në Hagë. Ndërsa, Sabit Januzi dhe Ismet Bahtijari janë arrestuar në Kosovë më 5 tetor 2023 dhe janë transferuar në objektin e paraburgimit, më 6 tetor 2023 në bazë të aktakuzës së konfirmuar.

I rrëzohet kërkesa për ulje dënimi Haxhi Shalës

Kryetarja e Gjykatës speciale, Ekaterina Trendafilova, ka refuzuar kërkesën e Haxhi Shalës për modifikim të …