KQZ shpërndan fondet publike për partitë në Shqipëri

KQZ shpërndan fondet publike për partitë në Shqipëri

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve(KQZ) do të mblidhet të mërkurën (ora 13:00) për të miratuar shpërndarjen e fondit publik për 18 subjektet zgjedhore që do konkurojnë në zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit. Sipas aktit, sasia e fondeve publike që do t’u shpërndahet si paradhënie këtyre subjekteve për fushatën zgjedhore është 65 milionë lekë. Nga ky fond, PS dhe PD do të përfitojnë pjesën dërrmuese. Kështu, Partia Socialiste, e renditur e para në zgjedhjet e 2013-s për numrin e votave, do të sigurojë 28.044.942 lekë, ndërsa Partia Demokratike, e renditur e dyta do të marrë 20.771.018 lekë. Lëvizja Socialiste për Integrim do të përfitojë 7.094.507 lekë, ndërsa Partia Republikane 2.050.791 lekë; Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet përfiton 1.767.317 leke, Fryma e Re Demokratike 1.152.214 lekë, Partia Demokracia Sociale, 467,450, Partia Socialdemokrate 401,761 lekë, Partia Kristian Demokrate 325.000 lekë, etj.

Kontrolloni gjithashtu

Këshilli Gjyqësor i Kosovës angazhon 30 gjyqtarë në nivel vendi për ditën e zgjedhjeve të cilët do të jenë kujdestar

Seanca fillestare ndaj Muharrem Ibrajt për krime lufte në Gjakovë zhvillohet në mungesë

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, është mbajtur seanca fillestare ndaj Muharrem Ibrajt, i akuzuar për …