Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Kreshnik Radoniqi, tha se institucioni që ai udhëheq ende zyrtarisht nuk e di se çfarë ka ndodhur, pas raportimeve mediale lidhur me votat me postë të mërgatës në Kroaci. Një ditë më parë, Prokuroria Themelore në Prishtinë tha se kishte nisur hetimet pas raportimeve se ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, dyshohet se është përfshirë në transportimin e kundërligjshëm të votave me postë të diasporës, për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit. Kemi dëgjuar edhe prej mediave, ka edhe fjalë nga KQZ-ja, por zyrtarisht ende nuk e dimë çfarë ka ndodhur. Mbeten të vërtetohen në fazat e mëvonshme”, tha Radoniqi kur u pyet nga gazetarët me të përfunduar mbledhja e KQZ-së më 7 shkurt..
Kontrolloni gjithashtu
Bedri Hamza takohet me liderët politikë pas aktgjykimit të Hagës: “Biseduam për seriozitetin e situatës”
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka zhvilluar të enjten takime të ndara …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
