Kreu katalanas, Carles Puigdemont: Katalonia ka fituar të drejtën e shtetësisë

Kryetari, Karles Puigdemont, tha se Katalunja ka fituar të drejtën për shtetësi, pas referendumit të 1 tetorit

Udhëheqësi i Katalonisë, Carles Puigdemont, tha se rajoni ka fituar të drejtën për shtetësi, pas referendumit të së dielës, i cili është shoqëruar me dhunë. Ai tha se është hapur dera për shpallje të njëanshme të pavarësisë. Qindra njerëz janë plagosur pasi policia spanjolle ka përdorur forcën për të bllokuar votimin. Qeveria e Spanjës është zotuar se do ta ndalojë referendumin, i cili është shpallur i paligjshëm nga Gjykata Kushtetuese e vendit. Zyrtarët policorë penguan disa njerëz nga votimi, ndërsa sekuestruan fletëvotime në disa qendra. “Në këtë ditë shprese dhe vuajtjeje, qytetarët e Katalonisë kanë fituar të drejtën për shtet të pavarur në formë të republikës”, tha Puigdemont në një fjalim televiziv, i rrethuar nga udhëheqës të tjerë katalanas. Ai tha se Bashkimi Evropian nuk mund të vazhdojë të jetë indiferent.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi: PDK refuzon kategorikisht kandidaturën e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka bërë të qartë se partia që …