Kryekuvendari Veseli dhe kompania “Stone Alliance” nënshkruan memorandum mirëkuptimi për investime

Kryekuvendari Veseli dhe kompania “Stone Alliance” nënshkruan memorandum mirëkuptimi për investime

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli dhe përfaqësuesi i Kompanisë “Stone Alliance” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Michael D. Barbero, sot, në prani  të ambasadorit amerikan, Greg Delawie dhe përfaqësuesit të Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka, kanë nënshkruar një memorandum mirëkuptimi, për investime të kësaj kompanie në Kosovë.  Duke e konsideruar ditën e sotme të veçantë, kryekuvendari Veseli tha se Kosova dhe qytetarët e saj kanë nevojë për këto investime. Sot, suksesi dhe krenaria më e madhe është krijimi i vendeve të reja të punës dhe përmirësimi i bilancit tregtar të shtetit të Kosovës, duke rritur eksportin. “Ardhja e një kompanie të tillë amerikane, investimi dhjetëra milionë dollarë në Kosovë dhe punësimi i 2500 të papunëve, ka një rëndësi të jashtëzakonshme për vendin tonë. Veseli tha se institucionet e saj do të ndërmarrin çdo veprim të nevojshëm brenda kornizës ligjore, që lehtëson procedurat për ardhjen e investitorëve të huaj.

Kontrolloni gjithashtu

KQZ miraton dizajnin dhe formatin e fletëvotimeve për zgjedhjet 19 majit në katër komunat në veri të vendit

KQZ zvarrit procesin: Pas dy javësh rinumërimi, ende paqartësi për rreth 400 vendvotime

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se procesi i rinumërimit të votave …