Kryeministri, Edi Rama, ka shënuar me një postim të tij ditëlindjen e komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shënuar  me një postim të tij  ditëlindjen e komandantit legjendar të UÇK-së,  Adem Jashari, Në profilin e tij zyrtar, Edi Rama ka shkruar se 68 vite më parë Adem Jashari erdhi në këtë botë, pikërisht në Ditën e Flamurit. 68 vite më parë ADEM JASHARI erdhi në këtë botë,  në Ditën e Flamurit Kombëtar dhe iku nga kjo botë duke e lënë trupin pa jetë, si një monument të shtrirë në mesin e shtëpisë ku mbante flamurin kombëtar, e duke e ngjitur shpirtin në Altarin Qiellor të Heronjve të Kombit”, ka nënvizuar në postimin e tij, kryeministri i Shqipërisë, Edi  Rama, në përkujtim të ditëlindjes së Komandantiti legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Shaban Jashari.

Kontrolloni gjithashtu

Sindikata e Administratës Publike kërkon rritje 50% të koeficientit: Paga e 13-të nuk i plotëson pritjet

Sindikata e Pavarur e Administratës së Kosovës ka kërkuar rritje të koeficientit të pagave për …