Kryeministri Hoti e emëron zëvendësin e tij përgjegjës për procesin e integrimit evropian të vendit

Kryeministri Hoti e emëron zëvendësin e tij përgjegjës për procesin e integrimit evropian të vendit

Kryeministri Avdullah Hoti ia ka caktuar një detyrë të re zëvendësit të tij, Driton Selmanajt. Ky i fundit, nga sot do të jetë përgjegjës për procesin e integrimit evropian të vendit. Për detyrën e re të Selmanajt, njoftoi kryeministri Avdullah Hoti në tryezën e sotme konsultative me Organizata të Shoqërisë Civile për prioritetet e Agjendës së Reformave Evropiane. Ai theksoi edhe sfidat e integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian për të cilat tha se po punohet shumë nëpër ministrit përkatëse për adresimin e atyre.

Kontrolloni gjithashtu

IKD: Kriza politike ka lënë dhjetëra institucione me mandate të skaduara dhe pozita të paplotësuara

Instituti i Kosovës për Drejtësi ka ngritur alarmin se dhjetëra institucione dhe agjenci të pavarura …