Kryeministri Hoti, ka takuar sot përfaqësueset e Grupit të Grave Deputete të Kosovës

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, ka takuar sot përfaqësueset e Grupit të Grave Deputete të Kosovës

Kryeministri Hoti, ka pritur sot në takimin përfaqësueset e Grupit të Grave Deputete të Kosovës, Vlora Limani- Hajnuni, Teuta Haxhiu dhe Besa Ismaili, me të cilat ka biseduar për respektimin e të drejtave të grave në shoqërinë tonë. Kjo u bë e ditur me anë të një komunikate për media nga zyra e kryeministrit. “Kryeministri Hoti ka nënvizuar rëndësinë për mbështetjen ekonomike të grave në biznes, duke theksuar se fuqizimi ekonomik dhe pavarësia financiare e grave është njëra ndër format konkrete të mbështetjes afatgjate për krijimin e mundësive të barabarta dhe realizimin e barazisë së plotë gjinore”, thuhet në komunikatë.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …