Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se ekziston një rrezik i lartë për një konflikt të ri mes Kosovës dhe Serbisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se ekziston një rrezik i lartë për një konflikt të ri mes Kosovës dhe Serbisë. Në një intervistë për gazetën italiane “La Republicca”,   Kurti ka saktësuar se ky rrezik është rritur pas sulmit të Rusisë mbi Ukrainën, por ka shtuar se ky rrezik është më i vogël pasi NATO-ja është e  Kosovë pranishme në Kosovë. Para pushtimit të Ukrainës mundësitë ishin të pakta, tani situata ka ndryshuar. Episodi i parë, pasojë e idesë fashiste të pansllavizmit që ka Kremlini, ishte Ukraina. Nëse kemi një episod të dytë, për shembull në Transnistria, atëherë gjasat që një luftë e tretë të zhvillohet në Ballkanin Perëndimor, dhe në Kosovë në veçanti, ato do të jenë shumë të larta”, ka thënë Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka pranuar kallëzimin penal kundër ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj

Në raportin vjetor të organizatës “Freedom House” janë përmendur rastet e Shemsi Hazitit, Nagip Krasniqit dhe Martin Berishajt

Në raportin vjetor për vitin e kaluar 2023 të organizatës ndërkombëtare “Freedom House” është përmendur …