Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se të dhënat e raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit do t’i adresojë me shumë seriozitet

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se të dhënat e  raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit do t’i adresojë me shumë seriozitet. Edhe pse Departamenti ka paraqitur me fakte  mos punën dhe korrupsionin në Qeveri, Albin Kurti ka thënë se Kosova ka shënuar progres në luftën kundër korrupsionit. Ne bëjmë maksimumin e mundshëm, nuk e kursejmë as vullnetin, as përpjekjen e as dijen që e kemi. Gjatë këtyre dy viteve Kosova ka shënuar përparime të mëdha, a jemi aty ku duam, ende jo. Mirëpo të gjitha ministritë, teksa shënojmë këtë javë dy vjetorin në qeverisje, e bëjnë më të mirën e mundshme. Edhe vërejtjet, kritikat të cilat na jepen do t’i marrim me shumë seriozitet e do t’i trajtojmë me përpikëri. Ai ka folur edhe për marrëveshjen e mundshme me Serbinë, por është ankuar se kryetari i Serbisë, Vuçiq e ka refuzuar nënshkrimin e  marrëveshjes,  në Bruksel dhe në  Ohër.

Kontrolloni gjithashtu

Zërat e “ndërgjegjes” së dy profesorëve: Blerim Latifi dhe Muhamet Hamiti për dhunën izraelite kundër palestinezëve

Të paktën 178 palestinezë u vranë dhe 589 u plagosën nga sulmet ajrore të forcave izraelite kundër popullatës civile

Dje, Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken u takua me disa udhëheqës të vendeve arabe …