Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka vendosur disa kushte për heqjen e tarifave ndaj mallrave serbe

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka vendosur disa kushte për heqjen e tarifave ndaj mallrave serbe. Ai shkruan se u ka dërguar një dokument ambasadorëve të pesë vendeve kryesore perëndimore dhe përfaqësueses së Bashkimit Evropian, Mogherini  në të cilin thekson se qeveria e tij do të pezullojë menjëherë tarifën në rast se plotësohen disa rrethana, duke filluar nga organizimi i një konference ndërkombëtare me qëllim të arritjes së një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të detyrueshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për zgjidhjen e të gjitha çështjeve të pazgjidhura ndërmjet dy vendeve. Konferenca të fillojë sa më parë që është e mundur dhe duhet të përfundojë brenda 14 ditëve. Në dokument thuhet se “Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, duhet do të japin zotime publike dhe do të garantojnë që në Konferencë nuk do të ketë: Çfarëdo rivendosje të kufijve ekzistues të Kosovës, ose ndarje të Kosovës, ose shkëmbime territoriale të çfarëdo natyre; dhënie të kompetencave ekzekutive të çfarëdo forme për asociacionin e komunave serbe në Kosovë ose ndonjë marrëveshje tjetër që është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës; masa të çfarëdo natyre të bazuar në koncesione që shkojnë para datës 17 shkurt 2008.

Kontrolloni gjithashtu

Hekuran Murati

Ministri në detyrë, Hekuran Murati ka drejtuar kritika ndaj partive që kanë kritika ndaj partisë Vetëvendosje

Ministri në detyrë i financave, Hekuran Murati ka drejtuar kritika ndaj partive që kanë kritika …