Ramush Haradinaj: Kur provuam ta rrëzojmë Gjykatën Speciale nuk e morëm parasysh Amerikën, por nuk i bëmë votat

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, për shkarkimin e shefit të AKI-së: Është vetëm çështje procedurale

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur lidhur me zhvillimet e fundit në Kosovë, përkatësisht deportimin e gjashtë shtetasve turq nga Kosova. Ai për TV Dukagjini”, ka thënë se nuk beson që çështja e deportimit të shtesave turq ka qenë me motive politike. “Shumë vështirë që të parashikohet nëse ka qenë motive politike. Është bërë një lëshim lidhur me deportimin e tyre dhe për këtë janë shkarkuar”, ka thënë Haradinaj.

I pyetur nëse do të vepronte njëjtë, sikur ta dinte lidhur me arrestimin e shtetasve turq, ai ka thënë se mënyra se si janë deportuar, nuk do të pranonte. Haradinaj ka sqaruar edhe dilemën për shkarkimin ose jo të shefit të AKI-së, Driton Gashit. “Edhe presidenti është në të njëjtin drejtim me mua për shkarkimin e shefit të AKI-së. Është vetëm çështje procedurale”, ka thënë ai.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …