Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, realizon me sukses vizitat e tij në pesë vendet e Ballkanit, në kuadër të përgatitjeve për Procesin e Berlinit

Kryeministri i Shqipërisë,  Edi Rama sot ishte për vizitë  në Sarajevë në ditën e dytë dhe të fundit  të rrugëtimit të tij në vendet e Ballkanit në kuadër të Procesit të Berlinit. Ai ka zhvilluar takime me krerët e Bosnjë-Hercegovinës, Malit të Zi dhe Serbisë në kuadër të Procesit të Berlinit. Kryeministri,  Edi Rama u prit nga ministri i Punëve të Jashtme të Bosnjës, Elmedin Konakoviç. Ai ka mbajtur një  konferencë të përbashkët me kryetaren e Këshillit të Ministrave të Bosnje Hercegovinës, Borjana Kristo. Më vonë kryeministri Edi Rama ka rrugëtuar për në Podgoricë ku ka biseduar me kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq. Vizitën e tij Edi Rama e përmbyll në Beograd në takim me kryetarin e Serbisë, Vuçiq. Dje,  ai zhvilloi takime në Maqedoninë e Veriut dhe në Kosovë. Në Maqedoninë e Veriut u prit  nga Dimitar Kovaçevski, me të cilin ranë dakord lidhur me nevojën e maksimalizimit të përfitimeve ekonomike përmes projekteve të parashikuara në Iniciativën e Berlinit. Gjatë qëndrimit në Kosovë, dje Edi Rama u takua me kryetaren Vjosa Osmani dhe kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca. Një takim me kryeministrin Albin Kurti mbeti pa u realizuar, edhe pse Rama u shpreh optimist se do të ketë një të tillë, pas nënshkrimit të marrëveshjeve mes dy vendeve. Vizita e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama në vendet e Ballkanit ka ngjallur interesin dhe aprovim të qarqeve politike evropiane e më gjerë.

Kontrolloni gjithashtu

Konfirmohet zyrtarisht se Kosova nuk do të jetë në agjendën e Komitetit të Ministrave për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Kosova nuk do të jetë në agjendën e Komitetit të Ministrave për anëtarësim në Këshillin …