Kryeministri në detyrë Isa Mustafa, Kosova ka resurse të mahnitshme të cilat duhet të përkrahen nga institucionet tona

Kryeministri në detyrë Isa Mustafa, Kosova ka resurse të mahnitshme të cilat duhet të përkrahen nga institucionet tona

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka shkruar në rrjetin social se Kosova ka resurse të mahnitshme të cilat duhet të përkrahen edhe më tej nga institucionet tona në mënyrë që të kemi zhvillim ekonomik, të ruhen prodhimet dhe artizanatet tradicionale dhe që vendi ynë të ec përpara. “Kënaqësi e veçantë të marr pjesë në aktivitetin vjetor tradicional “Të Qethat 2017”, në bjeshkët e Studenicës në Istog. Pata nderin të takoj shumë bashkatdhetarë që jetojnë në vendet perëndimore e që na gëzojnë me praninë e tyre në manifestimet tradicionale që zhvillohen në Kosovë. Kosova ka resurse të mahnitshme të cilat duhet të përkrahen edhe më tej nga institucionet tona në mënyrë që të kemi zhvillim ekonomik, të ruhen prodhimet dhe artizanatet tona tradicionale dhe që vendi ynë të ec përpara”, ka shkruar Mustafa.

Kontrolloni gjithashtu

27 vjet nga masakra në tregun e Mitrovicës në të cilën mbetën të vdekur gjashtë qytetarë dhe u plagosën 128 të tjerë

Në Mitrovicë sot përkujtohet masakra që ndodhi në tregun e këtij qyteti 27 vite më …