digjen zyre e pdk

Kryesia e PDK-së ka dënuar aktin e djegies së lokaleve të selisë së degës në Deçan

Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës ka dënuar aktin e djegies së lokaleve të selisë së tyre në Deçan. Në kumtesën e dërguar nga PDK thuhet se kjo ndodhi pikërisht kur Hashim Thaçi, kryetari aktual i PDK-së, u zgjodh president i Kosovës. Këto akte, sipas PDK-së, janë me motive politike dhe cenojnë pluralizmin, teksa kërkojnë nga organet kompetente ta ndriçojnë sa më parë rastin. “Aktet e tilla që kanë motive të qarta politike dhe të cilat cenojnë pluralizmin janë të papranueshme dhe të dënueshme. Partia Demokratike e Kosovës, iu  bën thirrje të gjitha organeve kompetente që ky akt të ndriçohet sa më shpejt dhe autorët e kësaj vepre të shëmtuar të vihen para drejtësisë.

Kontrolloni gjithashtu

LVV shpenzoi mbi 4.5 milionë euro në 2025, më shumë se të gjitha partitë kryesore së bashku

Lëvizja Vetëvendosje ka shpenzuar mbi 4 milionë e 500 mijë euro gjatë vitit 2025, duke …