Isa Mustafa: Duke e mospërkrahur mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti, Vjosa Osmani nuk e ka respektuar LDK-në

Kryetari i LDK-së Isa Mustafa ju uron të gjithë qytetarëve të Kosovës 11 vjetorin e shpalljes së pavarësisë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ju uron të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës 11 vjetorin e pavarësisë së Kosovës. Mustafa ka thënë se shpallja e pavarësisë shënon të arriturën kulminante dhe momentin më të rëndësishëm në historinë më të re të Kosovës.“Pavarësia është kurorëzim i sakrificave dhe punës së shumë gjeneratave ideali i të cilave ishte liria. U jemi mirënjohës arkitektit të pavarësisë Presidentit Historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, Familjes së Komandantit Legjendar Adem Jashari, dëshmorëve të Kombit dhe të gjithë atyre që dhanë kontribut për ta fituar me mund këtë ditë. Pavarësinë tonë e arritëm edhe falë përkrahjes së çmuar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe aleatëve tjerë perëndimorë. Vlerat e pavarësisë dhe ndërtimit e zhvillimit demokratik të vendit tonë, janë vlera të përbashkëta që i ndajmë me miqtë dhe aleatët tanë, ashtu siç e ndajmë përgjegjësinë tonë për kultivuar ato edhe në të ardhmen”, ka thënë ai.

Kontrolloni gjithashtu

Gjyqtari i Gjykatës Speciale, Charls Smitt, ka kërcënuar Shukri Bujën të përgjigjet, ose do të merren masa kundër tij

Seanca, ku  dëshmoi ish-komandanti i UÇK-së, Shukri Buja, në Hagë, ishte  mbyllur për publikun me …