KEK
Fillimi / Lajmet / Fatmir Limaj takon shefin e EULEX-it Lars-Gunnar Wigemark, bisedojnë për zhvillimet aktuale në vend
Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj takohet me shefin e EULEX-it Lars-Gunnar Wigemark, bisedojnë për zhvillimet aktuale në vend

Fatmir Limaj takon shefin e EULEX-it Lars-Gunnar Wigemark, bisedojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka pritur të enjten në takim shefin e EULEX-it Lars-Gunnar Wigemark, me të cilin ka biseduar për zhvillimet aktuale në vend, menaxhimin e pandemisë si dhe për forcimin e sundimit të rendit dhe ligjit në Kosovë. Në këtë takim, kryetari Limaj ka vlerësuar kontributin e EULEX-it, jo vetëm në forcimin e sundimit të rendit dhe ligjit në Kosovë, por edhe në mbështetjen dhënë institucioneve të drejtësisë. Më tutje, Limaj ka theksuar rëndësinë që ky mision të vazhdojë të ndihmojë edhe më shumë sistemin gjyqësor në vend, veçanërisht në ofrimin e këshillave dhe ekspertizave në fushën e drejtësisë. Ndërsa shefi i EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark, është zotuar se misioni të cilin ai e drejton do të vazhdojë ta mbështes Kosovën në fushën e sistemit të drejtësisë.

Kontrolloni gjithashtu

Arianit Koci: Gjykata Speciale nuk po respekton as minimalisht Kosovën dhe qytetarët e saj

Arianit Koci: Gjykata Speciale nuk po respekton as minimalisht Kosovën dhe qytetarët e saj

Afati gjashtëmujor për konfirmimin e aktakuzës ndaj kryetarit Thaçi dhe kryetarit të PDK-së Kadri Veseli ...