Kryetari i Ukrainës, Volodimir Zelenskij, ka akuzuar Vladimir Putinin se dëshiron ta mbys Ukrainën në gjak

Kryetari i Ukrainës, Volodimir Zelenskij  ka akuzuar kryetarin e Rusisë, Vladimir Putin se dëshiron të “mbys Ukrainën në gjak”, duke përfshirë edhe ushtarët e tij. Reagim i tij vjen pasi udhëheqësi rus urdhëroi një mobilizim të pjesshëm të forcave rezervë të vendit të tij. Duke folur për gazetën gjermane Bild, Zelensky premtoi gjithashtu se përpjekjet e Ukrainës për të rimarrë territorin e pushtuar nga trupat e Moskës do të vazhdojnë.  Ne do të veprojmë sipas planeve tona hap pas hapi. Jam i sigurt se do të çlirojmë territorin tonë”, citohet të ketë thënë më tej ai. Zelenskyy shtoi se nuk besonte se bota do ta lejonte Putinin të për`dorte armë bërthamore në luftë. Presidenti rus kishte paralajmëruar më herët se Moska do të përdorte të gjitha mjetet në dispozicion për të mbrojtur “pavarësinë dhe lirinë territoriale” të Rusisë.

Kontrolloni gjithashtu

Shqiprim Arifi

Shqiprim Arifi: Kryetarja Vjosa Osmani ka luajtur rolin e atasheut mbrojtës të Albin Kurti në përpjekjet e tij për kapjen e shtetit

Politikani i shquar nga Kosova lindore, Shqiprim Arifi ka drejtuar kritika në adresë të kryetares …