Kryetari Kastrati e mbajti diskutimin e parë publik me qytetarë

Kryetari Kastrati e mbajti diskutimin e parë publik me qytetarë

Kryetari i Komunës së Malishevës,  Ekrem Kastrati, sot e ka mbajtur diskutimin e parë publik me qytetarët e Komunës së Malishevës, ku e ka prezantuar punën dhe angazhimet e tij dhe të qeverisë komunale në gjashtë mujorin e parë të këtij viti, si dhe është përgjigjur apo ka dhënë sqarimet e nevojshme në pyetjet dhe interesimet e qytetarëve.

Fillimisht, kryetari Kastrati, e ka prezantuar punën dhe angazhimet në gjashtë mujorin e parë të këtij vitit, duke filluar me realizimin e projekteve, pastaj angazhimet dhe bashkëpunimet e komunës me institucione, organizata, donatorë dhe të tjera.

“Fokus i veçantë i yni ka qenë edhe mbrojtja e mjedisit dhe furnizimi me ujë për qytetarët e Komunës së Malishevës, ku jemi duke u angazhuar dhe duke i shfrytëzuar të gjitha mundësitë që kemi, në mënyrë që qytetarët të jenë të furnizuar me ujë për pije”, ka thënë Kastrati.

Ai, gjithashtu i ka thënë se “edhe në çështjet sociale janë angazhuar, ku krahas obligimeve ligjore, jemi munduar që të ti mbështesim të gjitha familjet në nevojë e po ashtu edhe familjet që kanë nevojë për strehim”.

Më pas, kryetari Kastrati, është përgjigjur në pyetjet dhe interesimet tjera të qytetarëve pjesëmarrës në këtë diskutim publik. Infrastruktura në përgjithësi ishte interesimi i qytetarëve, dhe për çdo pyetje, ata i kanë përgjigjet nga ana e kryetarit apo drejtorëve të drejtorive komunale.

Kontrolloni gjithashtu

Jetën ia falën lirisë, që të jetojë i lirë shqiptari

Sot në Gllogjan e Maznik të komunës së Deçanit, në nder të 25-vjetorit të rënies …